Njëri nga tifo grupet më të mëdha shqiptare, ‘Ballistët’ nga Tetova kanë mbërritur në stadiumin e Gentit.
Shkëndija e Tetovës do të ndeshet me ish-kampionët e Belgjikës Gentin në një ndeshje tejet të vështirë në kuadër të Ligës së Evropës.
Kësisoj ‘kuqezinjtë’ kanë edhe përkrahje të fuqishme sonte në Belgjikë pasi në stadium kanë mbërritur edhe Ballistët.
Mbi 300 tifozë shqiptarë të Shkëndijës janë prezent në stadium dhe po krijojnë një atmosferë të mirë para fillimit të ndeshjes. /Telegrafi/