Telegrafi

Ballack i sigurt, pret humbjen e Italisë nga Gjermania

Michael Ballack

Michael Ballack pret që rrugëtimi i Italisë në Euro 2016 të marrë fund në ndeshjen kundër Gjermanisë.

Ish-përfaqësuesi gjerman ishte mahnitur nga performanca e Italisë kundër Spanjës, por Ballack insiston se italianët do të dështojnë kundër Gjermanisë në ndeshjen që zhvillohet të shtunën.

“Dyshoj se italianët do të jenë të aftë të luajnë mirë përsëri”, ka thënë Ballack për UEFA.com. “Unë besoj në fitoren e gjermanëve”.