Michael Ballack ka inkurajuar kapitenin gjerman, Bastian Schweinsteiger të pensionohet nga futbolli ndërkombëtar.
Pas një fushate zhgënjyese në Kampionatin Evropian, ish-shoku i tij i ekipit beson se kapiteni duhet të mendoj me kujdes për përfshirjen e tij në të ardhmen me përfaqësuesen gjermane.
Mesfushori i Manchester United ka filluar vetëm një lojë në Euro 2016, humbjen në gjysmëfinale nga Franca dhe Ballack, ish shoku i tij i ekipit ka reflektuar, pasi beson se 31-vjeçari duhet t’i japë fund karrierës së tij ndërkombëtare.
“Schweinsteiger fitoi Botërorin e vitit 2014 dhe i ka dhënë shumë futbollit gjerman. Besoj se mund të largohet me kokën lart dhe nga dera kryesore e Gjermanisë. Mendoj se tani është një kohë e mirë për të që të tërhiqet”, ka shkruar Ballack në artikullin e tij në gazetën gjermane Express.
“Unë e di se ai është brutalisht ambicioz. Por, në qoftë se ju keni parë atë në dy vitet e fundit, ju duhet të them sinqerisht se unë jam i shqetësuar nga lëndimet e tij të shumta dhe për gjendjen e tij fizike”, përfundoi ish-kapiteni i Gjermanisë. /Telegrafi/