Telegrafi

Bale do ta tregojë klasin në Euro 2016

​Legjenda e Liverpoolit, Ian Rush mendon se ylli i Real Madridit, Gareth Bale mund të tregoj klasin e tij të vërtetë në Evropianin “Francë 2016” që nis më 10 qershor.

Një komb i terë uellsian i ka shpresat tek 26 vjeçari, i cili pritet të jetë frymëzues i Uellsit në “Francë 2016”.

“Ne e dimë se brenda natës nuk mund të bëhesh më i miri në botë, por për të qenë në nivel të Messit e Ronaldos duet të kesh një Evropian apo një Botëror të mirë”, ka thënë Rush.

“Ju mund ta bëni këtë për klubin tuaj, por nëse ju e bëni për vendin tuaj është edhe më mirë. Unë jam i sigurt se ai mund ta bëjë këtë, dhe unë jam i sigurt se ai gjatë kësaj verë do ta bëjë këtë gjë. Unë mezi pres për ta parë atë duke bërë ndikimin atje”, ka theksuar ai. /Telegrafi/