Telegrafi

Bale ‘shpërthen’ ndaj Ronaldos dhe Zidanes: Jemi skuadër pa të, nuk koncentrohemi vetëm te një lojtar, nuk flas për trajner

Gareth Bale është kthyer në lider te Real Madridi, ndërsa nuk ka preferuar të flas për Zinedine Zidanen. 

Ai fillimisht u pyet se cili është më i mirë, Julien Lopetegui apo Zinedine Zidane.

“Unë nuk jam i sigurt se dua të përgjigjem, se Juleni apo Zidane është më i mirë”.

(Getty Images)

Ai u kthye të flas edhe për Cristiano Ronaldon.

“Natyrisht, do të jetë pak më ndryshe, do të jetë paksa më e relaksuar në dhomat e zhveshjes”.

“Cristiano është një lojtar i madh, por pa të jemi më shumë skuadër, nuk punojmë të gjithë në funksion të një lojtari të vetëm”, deklaroi ai.

Tutje Bale tha se i gjithë komisionin që zgjodhi golin më të bukur të vitit duhet të përjashtohet, pasi që goli i tij nuk u fut as në top-10. /Telegrafi/