Site icon Telegrafi

Bale shënoi gol për 57 sekonda, por këta janë pesë golat më të shpejtë në Ligën e Kampionëve (Foto/Video)

Gareth Bale ka shënuar një gol shumë të shpejtë me Real Madridin në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi uellsian realizoi pas 57 sekondave në barazimin e Real Madridit 3-3 tek Legia e Varshavës.

Goli i sulmuesit të ‘Los Blancos’, është më i shpejti këtë edicion por jo në histori të Ligës së Kampionëve.

Rekordin e mban sulmuesi holandez, Roy Makay që shënoi ndaj Real Madridit me fanellën e Bayernit pas vetëm 10.12 sekondave.

Në pozitën e dytë, ndodhet braziliani Jonas i cili sa ishte pjesë e Valencias mposhti Bayer Leverkusenin në vitin 2011 pas vetëm 10,96 sekondave.

Ndërkohë në pozitën e tretë është një tjetër brazilian dhe ai është ish-mesfushori Gilberto Silva që realizoi për Arsenalin pas 20.07 sekondave në fitoren 0-4 ndaj PSV Eindhoven.

Pozita e katërt i takon legjendës italiane Alessandro Del Piero që në vitin 1997 shënoi pas 20.12 sekondave ndaj Manchester United.

Ndërsa top pesë pozitat e para i përmbyllë Clarence Seedorf që shënoi në barazimin e Milanit me Schalken në vitin 2005 pas 21,06 sekondave. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version