Telegrafi

Bale i përgatitur për duelin ndaj Belgjikës

Gareth Bale është shprehur se Uellsi do të jetë surpriza e madhe e kompeticionit të Euro 2016.

Ndaj Belgjikës “do të luajmë ndeshjen më të madhe në historinë e Uellsit që nga 1958 deri sot”, ka deklaruar për mediat sulmuesi i Real Madrid, duke iu referuar Botërorit te Suedisë, kur uellsianet shkuan deri në çerekfinale, por u ndalen nga Brazili.

“Për në është sigurisht ndeshja më e rëndësishme e viteve të fundit”, theksoi ai. “Por, mund të them se ndeshja e të premtes ndaj Belgjikës do të jetë më e rëndësishmja për Uellsin që nga 1958 deri sot. Do të japim gjithçka për të shkuar në gjysmefinale. Duam të shkëlqejmë”, raporton ANSA.

“Jemi seleksioni i fundit britanik në ketë turne dhe jemi krenarë për ketë, pasi është një stimul më shumë”, ka shtuar Bale, duke përfunduar: “Shpresojmë që të shkojmë sa më larg”.