Tottenham Hotspur shënoi katër gola në fitoren ndaj Burnleyt, ndërsa Gareth Bale i ka gëzuar tej mase tifozët e Spursave në ndeshjen të cilën e nisi si startues.
Anësori anglez ishte i përfshirë në katër golat e skuadrës së tij, dy prej të cilëve i shënoi vet, një asistoi dhe në një tjetër ishte ndërtues i aksionit.
Mjaftuan 68 sekonda lojë që rezultati të zhbllokohej, ndërsa golashënues ishte Bale (2’), i cili u asistua nga Heung-Min Son.
Një superasistim i gjatë nga 31-vjeçari drejt Harry Kane (15’) rezultoi me dyfishimin e epërsisë për Spursat.
Bale ishte i përfshirë edhe në aksionin e golit të tretë, të cilin e shënoi Lucas Moura në minutën e 31-të.
Në gjysmën e dytë (55’), Bale e mbylli në mënyrën më të mirë rezultatin përfundimtar duke shënuar një gol të bukur pas asistimit nga Son Heung-Min.
Pritet të shihet në ndeshjet në vijim nëse ky moment do të shënojë rikthimin e Gareth Bale në formën e dikurshme. /Telegrafi/
Gareth Bale vs Burnley pic.twitter.com/Qcak1uc0fp
— Hamad 🇵🇸 (@HMDComps) February 28, 2021