Telegrafi

Bale dhe bashkëkombësit e tij marrin pikët e para (Video)

Uellsi ka bërë hapin e parë të rëndësishëm në fazën grupore të ‘Euro 2016’ duke mposhtur Sllovakinë me rezultat 2-1.

Në ndeshjen e zhvilluar në Stade Matmut Atlantique, Gareth Bale ishte fantastik nga gjuajtja e lirë duke shënuar golin e epërsisë (10).

Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, mirëpo në gjysmën e dytë u barazua rezultati. Golashënues ishte Ondrej Duda (61’).

Për golin e fitores u kujdes Hal Robson-Kanu, i cili realizoi në minutën e 81-të.

Sllovakët u përpoqën të barazonin deri në fund, mirëpo dolën kokulur nga kjo përballje.

Rusia dhe Anglia janë dy skuadrat tjera që bëjnë pjesë në Grupin B, ndërsa ndeshja ndërmjet tyre zhvillohet sonte (e shtunë) nga ora 21:00. /Telegrafi/