Bekim Balaj po kalon në një formë të mirë në Austri, ku sërish ka gjetur golin me skuadrën e tij Sturm Graz.
Sulmuesi shkodran realizoi golin e fundit të ndeshjes në fitoren 3-0 ndaj St. Polten, që ishte fitorja e pestë me radhë në kampionat për Sturm Grazin.
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 78-të, vetëm pesë minuta pasi ishte futur në fushë si zëvendësues.
3:0! ? Vor kurzem erst eingewechselt und schon mit dem Kopf zur Stelle: Bekim #Balaj! #sturmgraz #TipicoBL #STUSKN
______________
STU 3:0 SKN | ⏱️ 77′ pic.twitter.com/svGEJxDdhW— SK Sturm Graz (@SKSturm) December 19, 2020
Për Balajn ky ishte goli i tretë në kampionat dhe i katërti në total me Sturm Grazin në këtë sezon.
Balaj po kalon formë të mirë pasi të gjithë golat i ka shënuar në ndeshjet e fundit, ndërsa Sturmi gjendet në vendin e dytë me 24 pikë, një më pak se RB Leipzig. /Telegrafi/