Site icon Telegrafi

Balaj dhe Roshi, hit në Çeçeni (Video)

Bekim Balaj dhe Odise Roshi duket se kanë pasur një impakt të menjëhershëm te Terek Grozny.

Dy futbollistët e Kombëtares Shqiptare që po tërheqin një vëmendje të madhe mediatike në klubin e tyre të ri.

Së fundmi, dy futbollistët kuqezi kanë shijuar një vakt të vërtetë me kuzhinë çeçene në një restorant tradicional të këtij vendi.

Si gjithmonë mjaft të përzemërt dhe kurioz, Bekimi dhe Odiseja kanë mundur të provojnë pothuajse një pjesë të larmishme të pjatave që ofron kuzhina e vendit ku ata kanë vendosur të vazhdojnë karrierën e tyre.

Dy lojtarët duket se janë argëtuar jo pak gjatë kësaj vizite përveçse kanë shijuar ushqime të mira, përfshi dhe disa gatime të ngjashme me mishin tonë me patate në furrë apo dhe byrekun.

Në fund, siç e do tradita e çdo ngrënësi të mirë, kanë dalë me barkun plot nga restoranti duke mbetur mëse të kënaqur me shërbimin por dhe ushqimin, aq sa nuk kanë harruar të shpërndajnë dhe fotot e tyre me autograf në shenjë falënderimi.

Exit mobile version