Telegrafi

Bakayoko siç duket e ka harruar numrin që kishte në fanellë – ‘tenton’ ta zëvendësojë veten

Tiemoue Bakayoko ka prodhuar njërin ndër momentet më qesharake në histori të futbollit.

Mesfushori francez ka harruar numrin që ka në fanellë te Monaco, në fitoren 3-0 ndaj Amiens në fundjavën që shkoi.

Bakayoko është në huazim nga Chelsea te skuadra francez, por gjatë ndeshjes, ‘tentoi’ ta zëvendësonte veten.

Mesfushori francez aktualisht mbanë numrin gjashtë në fanellë, por në të kaluarën kishte atë 14-të.

Në momentin që gjyqtari i katërt kishte ngritur tabelën për ta përfunduar zëvendësimin që dëshironte Monacon ta përfundonte, Bakayoko kishte menduar se ishte numri i tij dhe duhej të largohej nga fusha.

Numrin 14 e mban Keita Balde dhe kur francezi e kuptoi se nuk ishte numri i tij më, filloi të qeshte. /Telegrafi/