Telegrafi

Bajrami shkëlqen, gol e asistim në fitoren e Empolit

Nedim Bajrami ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit italian Serie A.

Mesfushori shqiptar ka qenë vendimtar në fitoren e Empolit 3-1 ndaj Udineses.

Mysafirët ishin në epërsi nga pjesa e parë 0-1, por vendasit bën një pjesë të dytë fantastike duke shënuar tre gola.

Fillimisht rezultati i barazua në minutën e 50-të me Stojanovic, para se Nedim Bajrami të shënonte për t’i dhuruar epërsinë Empolit nëntë minuta më vonë.

Reprezentuesi i Shqipërisë u tregua vendimtar edhe në minutën e 78-të, kur asistoi për Pinamontin i cili realizoi për 3-1.

Dy shqiptarët tjerë të Empolit, Samir Ujkani dhe Ardian Ismajli nuk u paraqitën fare në këtë sfidë. /Telegrafi/