Portieri i FC Prishtina 01 dhe i Kosovës në futsall, Bajram Ramadani e ka fituar çmimin “Më i miri i futsallit” në mbrëmjen “Laureatët 2023”.
Bajrami me paraqitjet e tij fantastike, e ka ruajtur në mënyrën më të mirë portën e ekipit të tij, duke qenë ndër më të merituarit që FC Prishtina 01 u shpall kampion në Superligën e Kosovës në futsall, por po ashtu edhe që arriti në fazën “Elite Round” në Ligën e Kampionëve.
Këtë çmim e ndau kryetari i Komisionit të futsallit, Hysni Gjinovci.
Ndërkohë, Prishtina 01 u nderua me çmimin “Klubi më i mirë” për një vit të shkëlqyeshëm jo vetëm në kampionatin vendor, por edhe për suksesin e treguar në Ligën e Kampionëve, duke e përfaqësuar në mënyrë mbresëlënëse futsallin kosovar.
Çmimin për përfaqësuesin e këtij klubi e ndau anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Predrag Jovic.