Ky shërbim i ri bart emrin Baidu Talk në gjuhën angleze dhe e dallojnë karakteristikat e ngjashme me rrjetin Twitter, megjithatë, ky shërbim është menduar të bëhet një platformë rrjeti tërësisht e pavarur.
Baidu Talk fillimisht është paraqitur në mes të shtatorit si version i përfunduar eksperimental derisa përdoruesit e rinj kanë mundur t’i qasen vetëm me anë të thirrjes.
Shërbimi Baidu Talk dallohet nga shërbimet tjera kineze për mikro blogje për faktin se për t’iu qasur atij është i domosdoshëm identifikimi me emër e mbiemër. /Telegrafi/