Site icon Telegrafi

Bahreini, vendi i dytë që miraton vaksinën e Pfizer dhe BioNTech për përdorim emergjent

Bahreini tha se kishte miratuar përdorimin emergjent të vaksinës kundër COVID-19 të zhvilluar nga Pfizer dhe partneri gjerman BioNTech.

Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, vendimi i së premtes e bën Bahreinin vendin e dytë në botë që jep autorizimin e përdorimit emergjent të kësaj vaksine; Mbretëria e Bashkuar ishte e para.

“Bahreini ka aprovuar vaksinën Pfizer/BioNTech, që do të përdoret për grupet më të rrezikuara nga COVID-19”, tha Autoriteti Kombëtar i Rregullatorit të Shëndetit të Bahreinit (NHRA).

Mirëpo, vendi nuk dha detaje për numrin e vaksinave të porositura apo ndonjë informacion se kur do të fillonte vaksinimi.

Bahreini ka regjistrur deri më tani 87 mijë të prekur nga coronavirusi si dhe 341 viktima. /Telegrafi/

Exit mobile version