Telegrafi

Badstuber largohet nga Bayerni, transferohet te gjiganti turk

Gjermani që ishte jashtë fushave për disa muaj pas një lëndimi të rëndë nuk ka arritur të rigjejë formën më të mirë.

Ai ka kërkuar largimin nga Munichu, pasi dëshiron të gjejë një skuadër për të luajtur rregullisht dhe për ta fituar evropianin.

Në skenë së fundmi ka dalë skuadra turke Besiktas e cila është e gatshme të ofrojë tetë milionë euro për mbrojtësin.

26-vjeçari ende nuk ka vendosur nëse do t’i bashkohet Besiktasit apo do të mbetet pjesë e Bundesligës ku po kërkohet nga Hannover, Hertha Berlin dhe Stuttgart. /Telegrafi/