Ekipi shqiptar i ëndrrave, Bad News Eagles, është kthyer fuqishëm, me emër të ri, dhe një fitore në turneun “ESEA CASH CUP”.
Pas largimit të lojtarëve ‘rigoN’, ’SENER1’ dhe ‘juanflatroo’, nga ekipi BLINK janë larguar edhe dy lojtarët tjerë, ‘sinoppsyy’ dhe ‘GXX”’.
Por nuk ju deshën shumë kohë ekipit që të ribashkohen së bashku, duke e filluar me një fitore në turneun e parë, të cilin morën ftesë direkt për në gjysmëfinale. Edhe pse ende nuk kan arritur një marrëveshje me ndonjë organizatë, suksesi i tyre po vazhdon, e këtë e treguan dje ku u shpallën fitues të “ESEA CASH CUP”.
Fillimisht ata u përballen me ekipin anglez Into the Breach, ku arritën të fitojnë me lehtësi, me rezultat 2-0.
Në finale u përballen me ekipin polak UNGENTIUM, ku arritën ta përmbysin rezultatin nga 0-1 në 2-1, duke u shpallur fitues të shpërblimit prej 3000 dollarësh.
We take the victory against @ungentium and we are the champions of @ESEA Cash cup ! #bne🦅 pic.twitter.com/mxnSQrFPfZ
— GUILD EAGLES (@_badnewseagles) February 13, 2022
Menjëherë pas këtij suksesi, “BadNewsEagles” janë ftuar në “Swiss-stage” të turneut evropian “HCG MASTERS SEASON 1” me shpërblim 180 mijë dollar.
Ndeshjen e parë në kuadër të këtij turneu pritet ta luajnë në javën e tretë të muajit shkurt, ku do të përballen me ekipe të ndryshme Evropiane. /Telegrafi/
We have been invited at Swiss Stage for @hcg_esports 180.000k $ Tournament ! #bne🦅 pic.twitter.com/l2nGbBNJbX
— GUILD EAGLES (@_badnewseagles) February 13, 2022