Meshkujt dëshirojnë që të lavdërohen me veturën e re, karrierën apo me femrën e bukur, transmeton Telegrafi. Gjithashtu, dëshirojnë edhe të përmendin aftësitë e pabesueshme të veta në seks, të cilat herë pas here kalojnë në zhanrin e shkencës fantastike.
E pra, besuat ju apo jo, “princërit” në shikim të parë trima, kanë një behane të madhe. Ata në krevat më së shumti frikësohen që pyesin femrën a është e kënaqur.
Hulumtimet kanë treguar që niveli i stresit, nën të cilin meshkujt janë në shtrat, është i barabartë me stresin për shkak të humbjes së punës, prandaj kjo seriozisht mund të dëmtojë shëndetin e tyre.
Për këtë arsye ekspertët u rekomandojnë femrave që t’ua “lehtësojnë” brengat dhe të mos jenë bash gjithmonë të sinqerta kur ndodhin këto gjëra. Nganjëherë është e mirë edhe gënjeshtra. /Telegrafi/