Telegrafi

Bad News Eagles triumfon ndaj Sprout në turneun REPUBLEAGUE CS:GO

Paraqitje fantastike nga ekipi shqiptar, Bad News Eagles, duke triumfuar në ndeshjen e parë të turneut REPUBLEAGUE, ku e mposhtën ekipin Sprout.

Ndeshja u zhvillua në formatin ‘Bo3’, të cilën Bad News Eagles arritën që ta fitojnë me rezultat të përgjithshëm 2:0 me mapa, 16-12 në mapin e parë ‘Vertigo’ dhe 16-12 në mapin e dytë ‘Dust2’.

Paraqitje të mirë treguan të gjithë lojtarët e ekipit shqiptar, por lojtari më i dalluar gjatë kësaj ndeshje ishte snajperisti i ekipit Genc ‘gxx-‘ Kolgeci, me vlerësimin nga HLTV 1.56.

Pas kësaj fitore ekipi i bNe ka siguruar gjysmëfinalen në ‘Upper Bracket’, ku do të takohet me ekipin Mad Lions, të cilët renditen në vendin e 46 –të në ranglistën botërore të CS:GO. /Telegrafi/