Site icon Telegrafi

Bad News Eagles do të udhëtojnë për në Australi në turneun ESL Challenger Melbourne

ESL ka njoftuar katër skuadrat që kanë marrë ftesa të drejtpërdrejta për të konkurruar në ESL Challenger Melbourne, në mesin e tyre është edhe ekipi shqiptar Bad News Eagles.

Turneu ESL Challenger Melbourne do të mbahet në qytetin Melburn të Australisë, është planifikuar të zhvillohet nga data 28-30 prill, me një grup çmimesh prej 100.000 dollarësh dhe një vend në sezonin 18 të ESL Pro League.

Bad News Eagles së bashku me dy skuadrat tjera Complexity dhe IHC kanë marr ftesa për ngjarjen bazuar në renditjen e tyre në ESL World Ranking, ndërsa Grayhound është ftuar si ‘Heroi lokal’ për ta përfaqësuar Australinë.

Këtyre katër skuadrave të ftuara do t’u bashkohen edhe katër të tjera, të cilat sigurojnë pjesëmarrjen përmes turneve kualifikues ‘Online’.

Ky do të jetë turneu i tretë LAN për ekipin shqiptar me trajnerin e ri ‘Devilwalk’, pasi para këtij turneu do të garojnë në RMR të BLAST Paris Major. /Telegrafi/

Exit mobile version