Site icon Telegrafi

Bad News Eagles do të përballet përsëri me ekipin turk Eternal Fire në finalen e madhe të CS:GO në Malta

Ekipi shqiptar Bad News Eagles sot (e diel) do të zhvillojnë njërën nga ndeshjet më të rëndësishme në karrierën e tyre të CS:GO, pasi do të luajnë në finale të turneut CCT Central Europe Malta Finals.

Në finalen e madhe Bad News Eagles do të përballen me ekipin turk Eternal Fire, të cilët i ka mposhtur tashmë dy herë në këtë turne.

Ndeshja do të zhvillohet sot (e diel) duke filluar nga ora 19:30 në formatin ‘Bo3’.

Favorit për ta fituar ndeshjen është ekipi shqiptar të cilët janë të pamposhtur në turne deri më tani.

Kjo ndeshje do të transmetohet në kanalin zyrtar të Champion of Champions në platformën Twitch.

Fituesi i këtij turneu do të marr me vete çmimin prej 50.000 dollarësh si dhe do të sigurojë pjesëmarrjen në turneun e madh CCT Global Finals 2024. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version