Telegrafi

Bad News Eagles do të përballet përsëri me ekipin polak 9INE në turneun kualifikues ESL Challenger League

(Foto: HLTV)

Ekipi shqiptar Bad News Eagles çdo ditë e më shumë po i afrohet kualifikimit në ligën ESL Pro League, ku bëjnë pjesë shumë skuadra të mëdha botërore.

Tani ata do të përballen me ekipin polak 9INE, nga të cilët u mposhtën disa ditë më parë me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.

Ndeshja e radhës ndërmjet dy ekipeve do të zhvillohet në kuadër të ‘Lower Final’ dhe fituesi i kësaj ndeshje do të kalojë në ‘Consolidation Final’ ku i pret ekipi 1WIN.

Bad News Eagles ndaj 9INE do të zhvillohet sot (e premte) duke filluar nga ora 19:00 në formatin ‘Bo3’.

Ndeshja do të transmetohet në kanalin zyrtar të ESL në platformën Twitch, dhe ekipi humbës do të eliminohet nga turneu. /Telegrafi/