Site icon Telegrafi

Bad News Eagles do të përballet me ekipin turk Eternal Fire në ndeshjen hapëse të turneut kualifikues për Majorin e CS:GO në Brazil

Ekipi shqiptar Bad News Eagles duke filluar nga nesër (e martë) do të filloj rrugëtimin në turneun kualifikues IEM Road to Rio Europe A.

Turneu kualifikues IEM Road to Rio Europe do të mbahet në shtetin e Maltës, ku 32 ekipe të ndara në dy grupe po garojnë për të siguruar pjesëmarrjen në turneun më të madh të CS:GO, IEM Rio Major i cili do të mbahet në Brazil.

Tetë ekipet më të mira nga secili grup do të sigurojnë pjesëmarrjen e tyre në Major.

Për t’u kualifikuar në Majorin e madh i cili do të mbahet në Brazil, ekipit shqiptar i duhet të fitoj gjithsej 3 ndeshje.

IEM Rio Major do të zhvillohet nga data 5 deri më 13 nëntor, ku ekipet do të garojnë për një grup çmimesh rreth 1.2 milion dollarë.

Ndeshjen e parë ekipi shqiptar do ta zhvilloj ndaj ekipit turk Eternal Fire, në formatin ‘Bo1’, nesër (e martë) duke filluar nga ora 11:00.

Duke filluar nga ora 11:00 ndeshja do të transmetohet në kanalin zyrtar të ESL në platformën Twitch. /Telegrafi/

Exit mobile version