Pas fitores bindëse ndaj ekipit Astralis, djelmoshat shqiptar tani janë një fitore larg për t’u kualifikuar në turneun më të madh të CS:GO, IEM Rio Major 2022.
Në turneun kualifikues për Major, ekipet më të mira të botës garojnë për t’u kualifikuar në turneun më të madh të CS:GO i quajtur Major, i cili kësaj radhe do të mbahet në qytetin Rio de Janeiro të Brazilit.
Turneu pritet të shpërndaj çmime në vlerë rreth 1.2 milion dollarë.
Ndeshjen e radhës Bad News Eagles do ta zhvilloj ndaj ekipit Team Spirit të cilët renditen në vendin e 15 – të në ranglistën botërore të CS:GO.
Kjo ndeshje do të zhvillohet nesër (e premte) në formatin ‘Bo3’ duke filluar nga ora 14:30, dhe do të transmetohet në kanalin zyrtar të ESL në platformën Twitch.
Të dyja ekipet mbajnë serinë e ndeshjeve 2-1 (dy fitore, një humbje), dhe fituesi kësaj ndeshjeje do të kualifikohet për Majorin e CS:GO në Brazil. /Telegrafi/