Telegrafi

Bad News Eagles do të përballet me ekipin Sprout në turneun Elisa Invitational Fall 2022

(Foto: HLTV)

Nesër (e martë) ekipi shqiptar Bad News Eagles do të zhvilloj ndeshjen e tyre të tretë në turneun Elisa Invitational Fall ndaj ekipit Sprout, fituesi kësaj ndeshje do të kaloj në Play-Off.

Për momentin ekipi Bad News Eagles është në serinë e dy fitoreve dhe asnjë humbje në turneun Elisa Invitational Fall .

Ndeshjen e tyre të radhës do ta zhvillojnë ndaj ekipit Sprout ta cilët renditen në vendin e 27 –të në ranglistën botërore të CS:GO.

Turneu Elisa Fall Invitational shpërndan çmime në vlerë 25.000 dollarë, si dhe dy vendet e para do të kualifikohen në turneun LAN në Finlandë.

Fituesi i ndeshjes Bad News Eagles ndaj Sprout do të kaloj në fazën e “Play-Off”.

Ndeshja do të zhvillohet nesër (e martë) duke filluar nga ora 11:00 dhe do të transmetohet në kanalin zyrtar të Elisa Esports në platformën Twitch. /Telegrafi/