Telegrafi

Bad News Eagles do të përballet me ekipin Sprout në ndeshjen e radhës në turneun ESL Challenger League

(Foto: HLTV)

Pas humbjes ndaj ekipit 9INE në çerekfinale të ‘Upper Bracket’, tani ekipi Bad News Eagles ka edhe një mundësi tjetër në ‘Lower Bracket’ ku do të takohet me ekipin Sprout.

Ndeshja ndërmjet dy ekipeve pritet të jetë shumë e zjarrtë pasi që të dyja renditen në vendin e 24 –të dhe 26 –të në ranglistën botërore të CS:GO.

Favorit për ta fituar ndeshjen edhe kësaj radhe është ekipi shqiptar, pasi pak kohë më parë e kanë mposhtur njëherë ekipin Sprout në turneun Elisa Invitational Fall.

Ndeshja Bad News Eagles ndaj Sprout do të zhvillohet sot (e mërkurë) duke filluar nga ora 19:00 ne formatin ‘Bo3’, dhe ekipi i cili humb do të eliminohet.

Ndeshja do të transmetohet në kanalin zyrtar të ESL në platformën Twitch. /Telegrafi/