Tjetër gjysmëfinale për ekipin shqiptar Bad News Eagles, tani në turneun Elisa Invitational ku do të kenë mundësi të sigurojnë pjesëmarrjen në turneun LAN i cili do të mbahet në qytetin Espoo të Finlandës.
Ekipi shqiptar u bënë pjesë e këtij turneu pasi morën ftesë direkt për në çerekfinale, ku e mposhtën ekipin Finest me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.
Ndeshjen gjysmëfinale Bad News Eagles do ta zhvillojnë ndaj ekipit SINNERS, të cilët i kishin mposhtur në kualifikimet për turneun Major.
Tani ekipi SINNERS do të luaj pa yllin e tyre të ekipit NEOFRAG, i cili kohë më parë u bë pjesë e ekipit OG, dhe tani në vend të tij do të luaj trajneri i ekipit.
Ndeshja do të zhvillohet në formatin ‘Bo3’ duke filluar nga ora 16:00, dhe do të transmetohet në kanalin zyrtar të Elisa Esports në platformën Twitch.
Favorit për ta fituar ndeshjen është ekipi shqiptar pasi renditen në vendin e 21 –të në ranglistën botërore të CS:GO, ndërsa ekipi SINNERS renditet në vendin e 46 –të. /Telegrafi/