Site icon Telegrafi

Bad News Eagles do të përballet me ekipin rus forZe në ndeshjen e tyre të radhës në PGL Antwerp Major

Sfida e radhës për ekipin shqiptar në turneun major të CS:GO, i cili po mbahet në Antwerp të Belgjikës, do të jetë kundër ekipit rus forZe, të cilët renditen në vendin e 26 në ranglistën botërore të CS:GO.

Sot (e hënë) duke filluar nga ora 18:45, Bad News Eagles do të përballet me forZe në formatin ‘Bo1’, ku të dyja ekipet për momentin janë 1-0 me seri të ndeshjeve (një fitore, asnjë humbje).

Të dyja ekipet janë përballur edhe më herët në garë tjetër me të njëjtat formacione, e fitues i asaj ndeshje doli ekipi shqiptar me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.

Ndeshjen mund ta ndiqni në kanalet e PGL në platformat Twitch dhe Youtube, si dhe në kanalin zyrtar të streamerit Xhoci me komentim shqip. /Telegrafi/

Exit mobile version