Site icon Telegrafi

Bad News Eagles do të përballet me ekipin polak 9INE në Play-Off të turneut të CS:GO ESL Challenger League

(Foto: HLTV)

Tjetër ndeshje me rëndësi për ekipin shqiptar Bad News Eagles, tani do të përballet me ekipin 9INE në turneun ESL Challenger League.

Në këtë turne ekipi shqiptar së bashku me shtatë ekipe tjera, është duke garuar për t’u kualifikuar në ligën e famshme ESL Pro League, si dhe një grup çmimesh prej 50.000 dollarësh.

Ndeshjen e parë në Play-Off do ta zhvilloj ndaj ekipit 9INE, nesër (e martë) duke filluar nga ora 19:30 në formatin Bo3.

Favorit i kësaj ndeshje padyshim se është ekipi shqiptar të cilët së fundmi janë kualifikuar në turneun më të madh të CS:GO që do të mbahet në Brazil.

Në rast të fitores ndaj ekipit 9INE, ekipi shqiptar do të takohet me fituesin e ndeshjes Sprout ndaj BlueJays në gjysmëfinale ‘Upper Bracket’.

Ndeshja Bad News Eagles kundër Sprout do të transmetohet në kanalin zyrtar të ESL në platformën Twitch. /Telegrafi/

Exit mobile version