Site icon Telegrafi

Bad News Eagles do të përballet me ekipin MASONiC në gjysmëfinale të turneut kualifikues Flow FiReLeague

(Foto: HLTV)

Pas fitores ndaj ekipit FTW, tani ekipi Bad News Eagles do të përballet me ekipin MASONiC në gjysmëfinale të turneut kualifikues të CS:GO Flow FiReLeague.

Këtë ndeshje ekipi shqiptar do ta zhvilloj në formatin ‘Bo3’, sot (e premte) duke filluar nga ora 19:00.

Në rast se arrijnë të dalin fitues ekipi Bad News Eagles do të kalojë në finale, ku do të jetë edhe më afër për t’u kualifikuar në turneun Flow FiReLEAGUE 2022 Global Finals i cili do të mbahet në Barcelonë të Spanjës.

Favorit i kësaj ndeshje padyshim se është ekipi Bad News Eagles, të cilët në ndeshjen e fundit treguan një formë fantastike.

Ndeshja do të transmetohet në kanalin zyrtar të FireLeague në platformën Twitch, duke filluar nga ora 19:00. /Telegrafi/

Exit mobile version