Sonte (e hënë) duke filluar nga ora 23:15 ekipi shqiptar Bad News Eagles do të zhvillojë ndeshjen e dytë në kuadër të turneut Major, IEM Rio Major në Brazil.
Ndeshja ndërmjet Bad News Eagles dhe BIG do të zhvillohet në formatin ‘Bo1’ ku të dyja ekipet mbajnë rekord të ndeshjeve 1-0 (një fitore, asnjë humbje) dhe janë dy fitore larg për t’u kualifikuar në fazën tjetër ‘Legends Stage’.
Edhe pse favorit i ndeshjes është ekipi BIG të cilët renditen në vendin e 15 –të në ranglistën botërore, ekipi shqiptar Bad News Eagles ka mundësi që të dalë fitues.
Ndeshja do të transmetohet në kanalin zyrtar të ESL në platformën Twitch duke filluar nga ora 23:15.
/Telegrafi/