Site icon Telegrafi

Bad News Eagles do të përballet me ekipin FTW në turneun kualifikues të CS:GO Flow FiReLEAGUE

(Foto: HLTV)

Pas pushimit veror, ekipi shqiptar Bad News Eagles është rikthyer në aksion, ku do të përballet me ekipin portugez FTW në turneun kualifikues Flow FiReLEAGUE.

Ndeshja çerekfinale ndërmjet Bad News Eagles dhe FTW do të zhvillohet në formatin ‘Bo3’, sot (e mërkurë), duke filluar nga ora 22:00.

Në këtë turne ekipi shqiptar së bashku me shtatë ekipe tjera ndërkombëtare, është duke garuar për vendin e parë, i cili do të sigurojë pjesëmarrjen në turneun Flow FiReLEAGUE 2022 Global Finals.

Turneu Flow FiReLEAGUE 2022 Global Finals do të mbahet në qytetin Barcelonë të Spanjës, ku ekipet do të garojnë për një grup çmimesh rreth 150.000 dollarë.

Favorit për ta fituar ndeshjen e sotme është ekipi shqiptar, të cilët renditen në vendin e 28 –të në ranglistwn boterore tw CS:GO.

Ndeshja do të transmetohet në kanalin zyrtar të FireLeague në platformën Twitch. /Telegrafi/

Exit mobile version