Site icon Telegrafi

Bad News Eagles do të përballet me ekipin forZe në ndeshjen vendimtare për t’u kualifikuar në Majorin e CS:GO në Brazil

Nesër (e shtunë) ekipi shqiptar Bad News Eagles do të zhvilloj njërën nga ndeshjet më të rëndësishme në karrierën e tyre, pasi do të përballen me ekipin forZe për të siguruar pjesëmarrjen në turneun më të madh të CS:GO i cili do të mbahet në Brazil.

Pas humbjes nga ekipi Spirit me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa, tani Bad News Eagles do të luftojnë me të gjitha forcat në sfidën e radhës.

Ndeshja Bad News Eagles ndaj forZe do të zhvillohet në formatin ‘Bo3’, duke filluar nga ora 18:00, dhe ekipi fitues do të siguroj pjesëmarrjen në Major, ndërsa ekipi humbës do të eliminohet.

Një përballje të njëjtë dy skuadrat e kanë pasur edhe në kualifikimet e Majorit të kaluar, ku ekipi shqiptar arriti që të fitoi me rezultat 16-7, duke e eliminuar ekipin forZe.

Ndeshja do të transmetohet në kanalin zyrtar të ESL në platformën Twitch dhe Youtube. /Telegrafi/

Exit mobile version