Site icon Telegrafi

Bad News Eagles do të përballet me ekipin ENCE në ndeshjen e radhës në Majorin e CS:GO në Brazil

(Foto: HLTV)

Gara e ekipit shqiptar Bad News Eagles në Rio de Janeiro të Brazilit po vazhdon, pas humbjes nga ekipi Spirit, tani do të përballen me ekipin ENCE.

Bad News Eagles do të mundohet që të shënoj fitoren e tyre të parë në fazën ‘Legends Stage’ të IEM Rio Major, pasi u mposhtën nga Spirit në ndeshjen e parë me rezultat 16-8.

Ndeshjen e radhës bNe do ta zhvillojnë ndaj ekipit ENCE në formatin ‘Bo1’ duke filluar nga ora 00:50 sonte (e diel).

Të dyja ekipet mbajnë rekord të ndeshjeve 0-1 (asnjë fitore, një humbje), dhe në rast të tri humbjeve do të eliminohen.

Ndeshja do të transmetohet në kanalin zyrtar të ESL në platformën Twitch. /Telegrafi/

Exit mobile version