Telegrafi

Bad News Eagles do të përballen me ekipin Zero Tenacity në finalen e turneut kualifikues RES Adriatic League

(Foto: HLTV)

Ekipi shqiptar është një ndeshje larg kualifikimit në turneun ESL Pro League Confrence.

Pasi ekipi beeers me të cilin bNe do të takoheshin në gjysmëfinale e ka dorëzuar ndeshjen, tani ekipi shqiptar do të luajë direkt në finale.

Në ndeshjen finale bNe do të përballen me ekipin Zero Tenacity, sot (e mërkurë) duke filluar nga ora 20:00 në formatin ‘Bo3’.

Fituesi i kësaj ndeshje do të kualifikohet tutje në turneun ESL Pro League Conference, dhe do të ketë mundësi kualifikimi në ESL Pro League.

Favorit janë padyshim ekipi shqiptar, me një renditje në vendin e 24 –të në ranglistën botërore.

Ndeshja do të transmetohet në kanalin zyrtar të ARENA TV në platformën Twitch. /Telegrafi/