Site icon Telegrafi

Bad News Eagles do të përballen me ekipin turk Eternal Fire në turneun e CS:GO në Malta

(Foto: HLTV)

Ekipi shqiptar Bad News Eagles, sot (e enjte) zhvillon ndeshjen e parë në kuadër të turneut CCT Central Europe Malta Finals.

Ekipi shqiptar nga Kosova, ndodhet në Malta dhe sot (e enjte) do ta zhvilloj ndeshjen e parë ndaj ekipit turk Eternal Fire.

Ndeshja do të fillojë nga ora 11:30, dhe do të luhet në formatin ‘Bo1’.

Në këtë turne garojnë tetë skuadra për grupin e çmimeve prej 100.000 dollarësh.

Bad News Eagles janë pjesë e grupit A, dhe në rast të fitores ndaj ekipit Eternal Fire do të takohen me fituesin e ndeshjes HONORIS – forZe.

Ndeshja do të transmetohet në kanalin zyrtar të Champion of Champions në platformën Twitch. /Telegrafi/

Exit mobile version