Telegrafi

Bad News Eagles do të përballen me ekipin ThunderFlash në turneun – CCT North Europe Series 6

(Foto: HLTV)

Bad News Eagles po vazhdojnë të jenë pjesë e turneve të shumtë të CS:GO pas pushimeve të verës.

Tani Bad News Eagles do të garojnë edhe në turneun CCT North Europe Series 6, ku në ndeshjen e parë do të përballen me ekipin polak, ThunderFlash.

Ndeshja do të zhvillohet nesër (e premte) duke filluar nga ora 11:00 në formatin ‘Bo3’.

Në këtë turne do të garojnë 24 skuadra për një grup çmimesh prej 50.000 dollarësh.

Ekipi shqiptar janë ftuar direkt në Round of 16, dhe ne rast se dalin fitues do të kalojnë në çerekfinale.

Ndeshjet e tyre do të transmetohen në kanalin zyrtar të CCT në platformën Twitch. /Telegrafi/