Garat në CS:GO janë rikthyer, gjithashtu edhe ndeshjet e ekipit shqiptar në turne të ndryshëm ndërkombëtar.
Bad News Eagles do të përballen me ekipin polak, ORKS, sot (e shtunë) duke filluar nga ora 19:00.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në kuadër të çerekfinales të turneut kualifikues ESL Pro League Season 18 NC Europe.
Ndeshja do të zhvillohet në formatin ‘Bo3’ dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në platformën Twitch.
Në këtë turne janë duke garuar gjithsej dhjetë skuadra, dhe dy më të mirat do të sigurojnë pjesëmarrjen në turneun ESL Pro League Season 18.
Dy skuadrat favorite për t’u kualifikuar tutje janë Into the Breach, dhe Bad News Eagles, me renditje në vendin e 20 dhe 21 në ranglistën botërore. /Telegrafi/