Telegrafi

Bad News Eagles do të përballen me ekipin Movistar Riders në turneun CCT Online Finals 1

(Foto: HLTV)

Ndeshja e radhës për Bad News Eagles do të jetë ndaj ekipit spanjoll Movistar Riders, në turneun me vlerë 200.000 dollar.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në kuadër të raundit të dytë të ‘Lower Bracket’, sot (e shtunë) duke filluar nga ora 20:30.

Ndeshja do të zhvillohet në formatin ‘Bo3’ dhe ekipi i cili humb do të eliminohet nga gara.

Bad News Eagles në këtë turne kanë fituar një ndeshje, dhe një tjetër e kanë humbur ndaj ekipit forZe.

CCT Online Finals 1 shpërndan çmime në vlerë prej 200.000 dollarësh pre 16 skuadrat pjesëmarrëse.

Ndeshjen e Bad News Eagles mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të CCT në platformën Twitch. /Telegrafi/