Telegrafi

Bad News Eagles do të përballen me ekipin MASONIC në turneun Thunderpick World Championship

Ekipi Bad News Eagles, nesër (e enjte) nisin rrugëtimin në turneun Thunderpick World Championship Europe Series 1.

Në këtë turne do të garojnë 40 skuadra, dhe vetëm dy më të mirat do të kualifikohen tutje në turneun kryesor të Thunderpick.

Ndeshjen e parë Bad News Eagles do ta zhvillojnë ndaj ekipit MASONIC, nesër (e enjte) duke filluar nga ora 16:00.

Ndeshja do të zhvillohet në formatin ‘Bo3’ me eliminim direkt dhe do të transmetohet në kanale të ndryshme në platformën Twitch.

Bad News Eagles kanë mundësi të kualifikohen në turneun me vlerë 500.000 dollar të Thunderpick që do të zhvillohet në tetor të këtij viti. /Telegrafi/