Telegrafi

Bad News Eagles do të përballen me ekipin Jake Bube në turneun kualifikues RES Adriatic League

Ekipi shqiptar Bad News Eagles janë një ndeshje larg gjysmëfinales në turneun kualifikues RES Adriatic League.

Ndeshjen e radhës bNe do të përballen me ekipin Jake Bube, nesër (e martë) duke filluar nga ora 17:00.

Kjo ndeshje zhvillohet në formatin ‘Bo3’ dhe fituesi do të kaloj në finale të turneut kualifikues.

Në këtë turne bNe dhe shtatë skuadra tjera të Ballkanit po garojnë për t’u kualifikuar në turneun ESL Pro League Conference.

Ekipi shqiptar janë favorit për ta fituar të gjithë turneun, edhe pse kanë pësuar një humbje më herët nga ekipi beeers. /Telegrafi/