Telegrafi

Bad News Eagles do të përballen me ekipin FaZe në ndeshjen e radhës në Paris

Tjetër ndeshje e rëndësishme e pret ekipin shqiptar Bad News Eagles në Majorin e CS:GO në Paris.

Kësaj radhe Bad News Eagles do të përballen me ekipin me renditje në vendin e pestë në botë – FaZe.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në formatin ‘Bo3’ dhe humbësi i kësaj ndeshje do të eliminohet nga turneu.

Ndeshja do të zhvillohet nesër (e hënë) duke filluar nga ora 11:30, dhe do të transmetohet në kanalin zyrtar të BLAST në platformën Twitch.

Në Majorin e fundit në Rio, ishte ekipi Bad News Eagles që kishte mposhtur ekipin FaZe për ti eliminuar nga turneu.

Gjithashtu Bad News Eagles kanë mposhtur ekipin FaZe në turneun kualifikues të BLAST Paris Major muajin e kaluar. /Telegrafi/