Site icon Telegrafi

Bad News Eagles do të përballen me ekipin Apeks në turneun e CS:GO – BLAST Paris Major RMR

(Foto: HLTV)

Ekipi shqiptar do të përballet me ekipin Apeks në ndeshjen e tretë të turneut kualifikues RMR për BLAST Paris Major.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në formatin ‘Bo1’, ku të dyja skuadrat mbajnë rekord të ndeshjeve 1-1 (një fitore, një humbje)

Ndeshja do të luhet sot (e premte) nga ora 11:00 dhe do të transmetohet në kanalin zyrtar të BLAST TV në platformën Twitch.

Nuk ka ndonjë favorit kryesor këtë ndeshje, mirëpo në renditje më të mirë janë ekipi shqiptar në vendin e 31 –të, shtatë vende më lart se ekipi Apeks.

Turneu RMR për ekipet evropiane është duke u zhvilluar në Kopenhagë të Danimarkës, ku skuadrat më të mira do të kualifikohen në turneun Major që do të mbahet në Paris.

BLAST Paris Major do të ndaj çmime në vlerë 1.2 milion dollarë për skuadrat pjesëmarrëse, ndërsa ekipit Bad News Eagles i duhen edhe dy fitore për t’u kualifikuar. /Telegrafi/

Exit mobile version