Site icon Telegrafi

Bad News Eagles sot do të përballet me ekipin polak UNGENTIUM në turneun e CS:GO ESL Challenger League

Gjithsej 16 ekipe përfshirë ekipin Bad News Eagles do të garojnë në turneun ESL Challenger League, ku vendi i parë do të kualifikohet në ligën ESL Pro League Season 17 Conference.

Ndeshja e parë ekipi shqiptar do ta zhvillojë ndaj ekipit polak UNGENTIUM në kuadër të grupit B, sot (e mërkurë) duke filluar nga ora 19:00 në formatin ‘Bo3’.

Në këtë turne do të shpërndahen rreth 50.000 dollarë për ekipet pjesëmarrëse, dhe vendi i parë do të kualifikohet në ligën ESL Pro League Conference, ku bëjnë pjesë disa nga ekipet më të mira të botës.

Bad News Eagles edhe pse së fundmi nuk janë duke treguar formë të mirë, kanë arritur që të kualifikohen për në turneun TipSport Prague, i cili do të mbahet në Pragë të Francës.

Ndeshja ndërmjet Bad News Eagles dhe UNGENTIUM, duke filluar nga ora 19:00 do të transmetohet në kanalin ekipit UNGENTIUM, si dhe në kanalin e streamerit shqiptar Xhoci në platformën Twitch. /Telegrafi/

Exit mobile version