Telegrafi

Bad News Eagles shënojnë fitoren e parë në turneun kualifikues RES Adriatic League

Bad News Eagles e kanë nisur me fitore në turneun kualifikues RES Adriatic League, ku e mposhtën ekipin iDestructive.

Ndeshja u zhvillua në formatin ‘Bo3’ ku me lehtësi shënuan fitore ekipi shqiptar me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.

Në këtë turne Bad News Eagles janë duke garuar ndaj skuadrave nga ballkani, për t’u kualifikuar në turneun ESL Pro League Conference.

Pas kësaj fitore ata kanë kaluar në gjysmëfinale të ‘Upper Bracket’ dhe ndeshjen e radhës do ta zhvillojnë këtë të diel.

Në rast se arrijnë të kualifikohen në turneun ESL Pro League Conference, bNe do të garojnë ndaj skuadrave të rajoneve tjera, për një vend në turneun madhor ESL Pro League. /Telegrafi/