Ekipi shqiptar nga Kosova ka mposhtur ekipin Viperio për ta shënuar fitoren e parë në turneun RMR për BLAST Paris Major CS:GO.
Kjo ndeshje u zhvillua në formatin ‘Bo1’, në të cilën fitues doli ekipi shqiptar me rezultat 16-9.
Paraqitja fantastike e Flatron ‘juanflatroo’ Halimi me 27 eliminime e ndihmoi ekipin Bad News Eagles drejt fitores.
Back on track @_badnewseagles 💪 pic.twitter.com/oSMRxz2K8a
— HLTV.org (@HLTVorg) April 6, 2023
Me këtë fitore ekipi shqiptar tani ka rekord të ndeshjeve 1-1 (një fitore, një humbje), dhe i duhet dy fitore të tjera për t’u kualifikuar për Majorin e CS:GO në Paris.
Në ndeshjen e radhës Bad News Eagles do të përballet me njërin nga ekipet që mbajnë të njëjtin rekord të ndeshjeve 1-1.
Kjo ndeshje pritet të zhvillohet nesër (e premte), me orarin që nuk është bërë i ditur ende. /Telegrafi/