Ekipi shqiptar Bad News Eagles do të rikthehet pas një pushimi afro dy muajsh nga garat e CS:GO.
Pas largimit të trajnerit ‘stikle’ nga ekipi, Bad News Eagles është parë duke bërë praktikë me suedezin ‘Devilwalk’.
Kjo pasi së shpejti do të fillojnë garat në ngjarjet e CS:GO për ekipin shqiptar nga Kosova.
Ndeshjen e tyre të parë ata do ta zhvillojnë në ESL Challenger League, me datën 31 janar ku do të takohen me fituesin e ndeshjes 9INE ndaj 500.
Bad News Eagles së bashku me 23 skuadra tjera garojnë për grupin e çmimeve prej 50.000 dollarësh në këtë turne.
Të gjitha ndeshjet zhvillohen në formatin ‘Bo3’ me eliminim të dyfishtë. /Telegrafi/