Site icon Telegrafi

Bad News Eagles së shpejti do të garojnë në turneun e CS:GO në Malta

Ekipi shqiptar do të udhëtoj në Malta për turneun CCT, ku së bashku me shtatë skuadra tjera do të garojnë për grupin e çmimeve prej 100.000 dollarësh.

Turneu CCT Europe Central Europe Malta, do të zhvillohet nga data 16 deri më 19 shkurt, ku tetë skuadra garojnë për grupin e çmimeve prej 100.000 dollarësh.

Pjesë e këtij turneu së bashku me Bad News Eagles janë edhe Spirit, Sprout, Movistar Riders, ENCE, Eternal Fire, forZe dhe HONORIS.

Ky do të jetë turneu i parë i ekipit shqiptar në LAN me trajnerit e ri nga Suedia, ‘Devilwalk’.

Favorit i këtij turneu është ekipi Spirit me renditje në vendin e 13 –të në ranglistën botërore.

Ndërkaq kundërshtari i parë i ekipit shqiptar nuk është mësuar ende. /Telegrafi/

Exit mobile version