Është rikthyer me fitore ekipi shqiptar Bad News Eagles pas pushimit të shkurtër veror, duke e mposhtur ekipin portugez FTW në ndeshjen çerekfinale të turneut kualifikues Flow FiReLeague.
Këtë ndeshje Bad News Eagles e fituan pa ndonjë vështirësi të madhe, me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.
Në mapin e parë ‘Nuke’ fituan me lehtësi 16-5, ndërsa në mapin e dytë ‘Ancient’ e përmbyllën me rezultat 16-12.
Great start in the new season!
We take the victory against @ftwesports and we are in the semi-final of @FiReLeagueCSGO.#bNE🦅 pic.twitter.com/PsMd9nJmLR
— GUILD EAGLES (@_badnewseagles) August 31, 2022
Pas kësaj fitore ekipi shqiptar ka kaluar në gjysmëfinale të turneut kualifikues Flow FiReLeague, ku do të takohet me ekipin MASONiC.
Ndeshjen gjysmëfinale ndaj ekipit MASONiC do ta zhvillojnë ditën e premte duke filluar nga ora 19:10, në formatin ‘Bo3’. /Telegrafi/